Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: 300 milionë lekë grante për sipërmarrjet e reja startup

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Për të mbështetur financiarisht komunitetin e startup, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një ndër nismat më jashtëzakonshme, duke vënë në dispozicion grantin prej 300 milionë lekë për aplikimet e vitit 2024.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ftoi sipërmarrësit e rinj të përfitojnë nga kjo mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre.

“Mos humbni mundësinë për të përfituar nga thirrja e granteve 2024 për të ndërtuar ose zgjeruar më tej biznesin tuaj”, tha Ibrahimaj, teksa ndau në rrjete sociale linkun ku gjendet informacioni i duhur rreth procedurave dhe dokumentacionit që duhet për të vijuar me aplikimin.

Thirrja për aplikime është çelur me 16 shkurt dhe koha e aplikimit është një muaj. Në total, fondi për startup-et është 300 milionë lekë.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonzato: Komisioni për Çështjet Evropiane, rol kryesor në procesin e anëtarësimit
Artikulli tjetërErkand Qerimaj i bashkohet PS-së: Tirana, qytet europian falë Edi Ramës dhe Erion Veliajt