5 facts you need to know about vaccines
Posted by World Health Organization (WHO) on 11.03.2018
TIRANë, 31 Mars /ATSH/ – Vaksina është një produkt i përbërë nga një sasi shumë e vogël mikroorganizmash. Ajo është e projektuar që të stimulojë sistemin tonë imunitar në prodhimin e kundërtrupave.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë 5 fakte që duhet të dimë për vaksinat.
- Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Çdo vaksinë e licencuar është e testuar para përdorimit, e rivlerësuar rregullisht dhe e monitoruar për efektet anësore.
- Vaksinat parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse. Vaksinat mbrojnë fëmijët nga sëmundje si: difteria, fruthi, shytat, poliomeliti etj.
- Vaksinat përmirësojnë imunitetin. Ai përgjigjet ndaj vaksinave me më pak risk, se sa ndaj infeksioneve natyrore.
- Vaksinat janë të sigurta dhe sjellin përfitime. Kryerja e disa vaksinave në të njejtën kohë nuk sjell efekte negative në sistemin imunitar të fëmijëve.
- Nëse ndalon vaksinimin, sëmundjet do të rikthehen. Edhe me një higjienë të lartë dhe akses në ujë të pastër, infeksionet vazhdojnë të përhapen. Kur njerëzit nuk janë të vaksinuar, sëmundjet infektive të pazakonta rishfaqen me shpejtësi. /e.malaj//m.m/












