Ballina Aktualitet

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Shkodër

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Investimet në Shkodër po vijojnë duke e transformuar më tej qytetin “djep të kulturës” shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në Shkodër.

Investimet në bashkinë Shkodër përfshijnë rrugën Shirokë-Zogaj-Pika kufitare me Malin e Zi, rreth 6 km e gjatë.

Po ashtu, do të investohet në lidhjen Shëngjin-Ulqin, bajpasin e Shëngjinit, urën e Bunës dhe rrugën Pulaj.

Në Shkodër do të investohet për sheshin e Shirokës, Muzeun e Liqenit dhe pikat panoramike, molet Almonit, hyrjen e Shkodrës, Muzeun e Navigimit dhe Kalanë e Rozafës.

Në zonën e Alpeve investimet përfshijnë rrugën Qafë Thore-Theth, rikualifikimin e Thethit, rrugën Theth-Nderlysaj, si dhe aksin Nderlysaj-Lotaj-Lekbibaj-Prekal ose unaza e brendshme e Alpeve.

Po ashtu ndërhyrje parashikohet në rrugën Ura e Mesit-Kala e Drishtit, për ndriçimin e rrugës Ura e Mesit-Kala e Drishtit si dhe për rivitalizimin e Kalasë së Drishtit.

Nga ana tjetër, rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër po merr formë cdo ditë e më tepër.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtoria Teknike mbledh Shoqatat Rajonale, prezantohet projekti teknik i ekipeve përfaqësuese rajonale të vajzave
Artikulli tjetërIZRAEL – Netanyahu urdhëron ushtrinë të përgatisë ofensivën në Rafah