TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Këshilltarët e PD-së në bashkinë Tiranë, dorëzuan në Gjykatën Administrative padi për 2 vendime të Këshillit Bashkiak.
Enriketa Papa, anëtare e PD-së në Këshillin Bashkiak, kërkoi sot që të kthehen për votim dy vendimet për buxhetin dhe PBA.
Konkretisht këshilltarët bashkiakë të PD kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Bashkisë Tiranë për programin buxhetor afatmesëm 2024 – 2026 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë Tiranë për vitin 2024, si dhe vendimin për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2023, çka i hap rrugën kthimit për rishqyrtim në Këshillin e Bashkisë Tiranë.























