Ballina Bota

PARIS – Macron: 7 tetori, masakra më e madhe antisemite e shekullit

PARIS, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor ishte masakra më e madhe antisemite e shekullit tonë, tha presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë nderimit të 42 francezëve të vrarë në këtë barbari, në oborrin e Invalidëve në Paris.

“Ne jemi 68 milionë francezë që vajtojmë për sulmet terroriste të 7 tetorit, ku u vranë 42 francezë, gjashtë u plagosën dhe katër të tjerë janë ende të burgosur, për çlirimin e të cilëve luftojmë çdo ditë”, tha Macron.

“Dhe të gjitha jetët janë po aq të paçmueshme në sytë e Francës”, shtoi ai.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi ndaj antisemitizmit të shfrenuar, këtu apo atje, sepse asgjë nuk e justifikon atë. Asgjë nuk mund ta justifikojë këtë terrorizëm”, theksoi Macron.//a.i/

​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Misioni ynë, të shërbejë si një “Urë e Mesdheut”
Artikulli tjetërOSBE-ja organizon hakatonin e parë kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri