TIRANE, 1 Prill /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik nga ora 00:00 deri në orën 07:00 do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe lokalisht te lartë.
Në zonën e Veriut reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rebeshëve.
Në Alpe, Verilindje zonat malore të Lindjes do të ketë reshje dëbore mbi 800 metër. Në zonën e Juglindjes reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 1000 metër. Më pas reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim–Juglindje 1-28m/sek. Deti do të jetë i forcës 6 me lartësi dallge 4.5 metër.
Shikimi 1-15 km, mjegull/mjegullinë do të ketë nga reshjet e shiut dhe dëborës, Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe ato maksimale.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 2/16
Vendet e Ulta 3/20
Vendet Bregdetare 8/18 /e.malaj/











