TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se kauza e opozitës është, të gjithë kundër drejtësisë për të shpëtuar Sali Berishën.
Në një intervistë televizive Manja tha se, “për komisionet hetimore dhe bashkëkryesimin e Reformës Zgjedhore të gjitha rrugët të çojnë në Parlament. Ndërkohë që Parlamenti u bë disa kohë që nuk është në qetësi. Një grup, dy grupe, disa grupe… këtë e vërteton edhe protesta e sotme që në përfundim të saj Bardhi shkojë poshtë banesës së Berishës i cili është një një proces me drejtësinë. Kauza e opozitës është kundër drejtësisë. Kërkojmë drejtësi për Sali Berishën, thotë opozita. Dhe sot unë nuk pash gjë tjetër veçse kërkojmë drejtësi për Sali Berishën”.
Ministri tha se, “këto zhvillohen brenda gardhit të opozitës, nuk është përgjegjësi e maxhorancës. Është një komision i reformës zgjedhore, maxhoranca ka vetëm një detyrë, të paraqitet për të adresuar problematikat ose rekomandimet e OSBE/ODIHR. Nuk i kërkohet maxhorancës kush është njëri kush është tjetri”.
Sa për komisionet hetimore, vijoi ai, është një diskutim i gjatë.
“Sot nuk është vendi për të bërë interpretime nenit. Shumica ka të drejtë të garantojë ngritjen e komisioneve hetimore. Duhet të jetë brenda funksionit të ligjvënësit. Çështja duhet të jetë brenda funksioneve legjislative, objekti i veçantë i komisionit, duhet të jenë të dhënat fakte dhe indice për ta ngritur këtë komision hetimor. Nëse i marrim të shkëputura, e kthejmë kuvendin në një super organ. Edhe Kuvendi ka kufizimet e veta, të 8 komisionet që ka marrë opozita, kanë marrë një përgjigje nga ana jonë. Kuvendi vërtetë e ka këtë funksion, por nuk mund të dublojë veprimtarinë e pushteteve të tjera”, u shpreh Manja.





















