TIRANË, 30 janar /ATSH/ Investimet në infrastrukturë kanë transformuar Librazhdin, duke ndikuar ndjeshëm edhe në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Librazhdit, ku vijojnë ndërhyrjet në infrastrukturë.
Investimet kanë nxitur po ashtu edhe krijimin e njësive të reja të prodhimit dhe hapësirave për punësim.
Pas investimit që garantoi ujë të pijshëm cilësor për Librazhdin dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërhyrjet kanë vijuar edhe në objektet arsimore dhe qendrat shëndetësore. /m.m/





















