Ballina Flash

Rama ndan pamjet: Mbrëmje në Shkodër


TIRANË, 26 janar/ATSH/ Investimet në infrastrukturë por edhe në ndriçim kanë transformuar rrugët e qytetit të Shkodrës, të cilave së fundi i është shtuar edhe ndriçimi LED, duke ofruar një pamje tjetër.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga bulevardi i qytetit verior, ku është investuar për sistemin e ndriçimit.

Bashkia e Shkodrës po vijon punën për ndriçimin e rrugëve me teknologjinë LED, ndërkohë që është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO.

Rreth 50 milionë lekë të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali i përgjigjet Bashës: Zgjohet për të mbrojtur SPAK-un nga PS që është udhëheqësja e Reformës në Drejtësi
Artikulli tjetërPARIS – IEA parashikon rritje prej 2,5% të kërkesës globale për gaz