Ballina Bota

BRUKSEL – BE lançon paketën e inovacionit të inteligjencës artificiale

BRUKSEL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka nisur një paketë masash për të mbështetur startup-et evropiane dhe SME-të në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale të besueshme (IA) që respekton vlerat dhe rregullat e BE-së.

Kjo pason marrëveshjen politike të arritur në dhjetor mbi Aktin e IA-së së BE-së, ligji i parë gjithëpërfshirës në botë për Inteligjencën Artificiale, i cili do të mbështesë zhvillimin, vendosjen dhe marrjen e inteligjencës artificiale të besueshme në BE.

Paketa përfshin një propozim për të ofruar akses të privilegjuar për startup-et e IA-së dhe komunitetin më të gjerë të inovacionit te kompjuterët super të fuqishëm.

Ai përmban një ndryshim të Rregullores EuroHPC për të ngritur Fabrikat e IA-së, një shtyllë e re për aktivitetet e ndërmarrjeve të përbashkëta të superkompjuterëve të BE-së.

Gjithashtu, është vendosur që të krijohet një Zyrë për IA-në brenda komisionit, e cila do të sigurojë zhvillimin dhe koordinimin e politikës së IA-së në nivel evropian, si dhe do të mbikëqyrë zbatimin e Aktit të ardhshëm të UA-së.

Me mbështetjen financiare të Komisionit, kjo paketë do të gjenerojë një investim shtesë të përgjithshëm publik dhe privat prej rreth 4 miliardë euro deri në vitin 2027.

Komisioni po krijon gjithashtu dy Konsorciume Evropiane të Infrastrukturës Dixhitale me një numër shtetesh anëtare.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Turqia ratifikon pranimin e Suedisë në NATO
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 26 janar 2024