Ballina Flash

Koçiu: Vijon shpërndarja e vaksinave ndaj HPV në të gjithë vendin

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, Programi Kombëtar i Vaksinimit ka si qëllim të arrijë nivele të larta mbulimi me vaksina të sigurta dhe efektive në të gjithë vendin.

Koçiu theksoi se, ka nisur dhe po vijon shpërndarja e vaksinave ndaj HPV në të gjithë vendin për të përmbushur me sukses fushatën e vaksinimit shtesë për vajzat e moshës 14 -20 vjeç ndaj HPV.

“Deri më tani Programi Kombëtar i Vaksinimit ka shpërndarë 4000 doza vaksinë ndaj HPV për këtë grup-moshë”, u shpreh ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBejko: Halli i Berishës nuk zgjidhet duke marrë peng reformën zgjedhore
Artikulli tjetërKatër drejtues mjeti të arrestuar për ryshfet, Balla: Po intensifikohet lufta ndaj këtij fenomeni