Ballina Bota

GREQI – Cipras takohet me Avramopulos për çështjen e fluksit migrator

ATHINË, 30 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe komisioneri europian për Migrantët, Dimitris Avramopulos u takuan sot në Athinë dhe diskutuan për çështjen e menaxhimit të fluksit të migrantëve dhe refugjatëve, veçanërisht me ndihmën e Komisionit Europian.

“Marrëveshja BE-Turqi duhet të mbahet dhe forcohet kështu që kthimi i migrantëve në Turqi të përshpejtohet, ndërsa qendrat e përkohshme që i strehojnë të rriten në kapacitet”, tha Avramopulos gjatë një deklarate në kuadër të këtij takimi.

Marrëveshja BE-Turqi e vitit 2016 synon të ndalojë flksin e migracionit të paligjshëm që kalon nga Turqia drejt Europës./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntensifikohen kontrollet për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë
Artikulli tjetërRusia shpall “non grata” dy diplomatë shqiptarë, MEPJ: Nuk përbën surprizë për ne