Ballina Bota

KUBË – Guantanamo e hapur edhe për 25 vite

HAVANË, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Burgu amerikan i Guantanamos do të qëndrojë i hapur edhe për të paktën 25 vite të tjera, deklaroi admirali amerikan, John Ring, kreu i qendrës së paraburgimit, ku të burgosurit janë shpallur fajtorë për përfshirje në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Presidenti Trump vendosi ta mbajë Guantanamon të hapur, në kundërvënie me atë që donte paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama.

Burgu i Guantanamos shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për mënyrat e trajtimit të të burgosurve./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, vendimtare për sigurinë rajonale
Artikulli tjetërE ardhmja e Shqipërisë, turizmi dhe agroturizmi