TIRANË, 22 janar/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Fier në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar sot 20 shtetas.
Në një njoftim për shtyp Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin “Tempulli” në kuadër të cilit u lëshuan 30 urdhër-arreste, nga të cilët, u arrestuan 20 persona, 8 po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 2 janë në kërkim.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 820 gram cannabis sattiva, 15 ml vaj canabisi, 116 gramë kokainë, 2 gramë heroinë, 2 thika, 25 fishekë model 54, 17 mjete dhe 34 telefona 34
Policia e Fierit bën të ditur se vijon puna për goditjen e këtij fenomeni.
/k.s/






















