Ballina Aktualitet

“Foto e ditës”, Rama shkëmben dhurata me Söder

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Kloster Banz në Bavari të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryeministrin bavarez,  Markus Söder, dhe kryetarin e grupit parlamentar të CSU për Bavarinë, Klaus Holetschek, të cilën e cilësoi “Foton e ditës”.

Rama adresoi Shqipërinë si një shembull suksesi në rajon dhe u ndal te forcimi i marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministri Rama foli për sfidën e adresimit të emigracionit të paligjshëm ndërsa u shpreh se “emigracioni i paligjshëm kërkon reagim të përbashkët nga e gjithë familja e BE-së”. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Bauer: Paqja nuk është e sigurtë për askënd, të jemi të gatshëm nga çdo agresion
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Sulmet ajrore kundër Houthi-ve të Jemenit do të vazhdojnë