NJU JORK, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Në Kaliforni kafeja, ashtu si duhani, duhet të ketë etiketën që njofton mbi rreziqet ndaj kancerit.
Ky vendim u mor nga një gjyqtar pas një padie kundër “Starbucks” dhe kompanive të tjera, të akuzuar se kanë shkelur ligjin e këtij shteti që i detyron të paralajmërojnë konsumatorët për praninë e substancave kimike në produktet e ofruara që mund të shkaktojnë kancer.
Në rastin e kafesë, gjatë pjekjes në temperatura të larta prodhohet një substancë që quhet akrilamid, që bën pjesë në listën e produkteve që konsiderohen kancerogjene./G.S/






















