Ballina Bota

ESTONI – Rusia kërcënon paqen botërore

TALIN, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Bota duhet të mbështesë Ukrainën deri në fitore dhe të autorizojë një gjykatë speciale për të gjykuar Moskën për krimet e kryera në Ukrainë, deklaroi Ministria e Jashtme e Estonisë në llogarinë e saj X.

“Rusia fashiste po hakmerret për shkatërrimin e Flotës së Detit të Zi”, deklaroi kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Estonisë (Riigikogu), Marko Mihkelson.

Politikani estonez u kërkoi gjithashtu aleatëve që ”t’i sigurojnë Ukrainës sa më shumë armë moderne për të mposhtur një nga kërcënimet më të mëdha për stabilitetin e botës sot”./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërtimi i Institutit të Policisë Shkencore, kompensim shpronësimeve
Artikulli tjetër“Nottingham Post”: Shqipëria destinacioni i preferuar për ata që kërkojnë një pjesë të parajsës