Ballina Bota

NJU JORK – OKB: 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur

NJU JORK, 20 dhjetor /ATSH-AA/ – Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë të ditur se sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë zhvendosur më shumë se 90 për qind të popullsisë së territorit.

UNRWA-ja tha se më shumë se 60 për qind e infrastrukturës në Gaza është shkatërruar ose dëmtuar.

“Ky është një nivel tronditës dhe i paprecedentë i shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar që ndodh para syve tanë”, theksoi UNRWA-ja.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve në enklavë, të paktën 19.667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52.580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLibohova ndez dritat festive, Rama ndan pamjet
Artikulli tjetërTirana përzgjidhet si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Hasani: Vizioni evropian do të shfaqë tolerancën