TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Libohova ka ndezur dritat e festave të fundvitit, duke krijuar atmosferën e ngrohtë festive në çdo rrugë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Libohova e zbukuruar për festat e fundvitit.
Dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike të Libohovës e kanë zbukuruar atë.
Libohova është porta për në Luginat e Zagorisë dhe Pogonit, të njohura për bukurinë e tyre madhështore dhe burimet e kristalta me ujë të ftohtë. Libohova dhe Zagoria janë destinacionet perfekte për këdo që interesohet për historinë, legjendat apo objektet e kultit, që është i apasionuar pas natyrës, ose që dëshiron të provojë gatime të veçanta e të shijshme.
/r.e/























