SIDNEJ (Australi) – Nis zyrtarisht vizita e princit Harry dhe Megan në Australi.
SOÇI (Rusi) – Presidenti rus, Vladimir Poutine do të takohet me homologun egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.
BERLIN (Gjermani ) – Konferencë shtypi i ministrit të Brendshëm dhe liderit të partisë konservatore bavareze CSU, Horst Seehofer, pas disfatës që pësoi lëvizja e tij në zgjedhjet e së dielës.
PARIS (Francë) Konferencë e NATO-s për financimin e Aleancës.
BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, homologu i saj norvegjez, kreu i OBSH –së dhe filantropi Microsoftit, Bill Gates do të mbajnë fjalim në Samitin Botëror të Shëndetësisë në Berlin, një konferencë vjetore mbi sfidat e shëndetit publik në mbarë botën.
RIAD (Arabi Saudite) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me mbretin Salmane për të biseduar për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi./v.b/























