Ballina Flash

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2023

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të dendura përgjatë relieveve malore në lindje.

Parashikohen që vranësirat në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në verilindje dhe juglindje do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtëesi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/12 Diell re
Kukës 1/6 Diell re shi/borë
Lezhë 6/13 Diell re
Dibër 0/5 Diell re shi/borë
Durrës 8/15 Diell re
Tiranë 7/15 Diell re
Elbasan 6/15 Diell re
Berat 6/17 Diell re
Vlorë 8/15 Diell re
Korçë 0/7 Re shi/borë
Gjirokastër 5/13 Diell re
Sarandë 8/14 Diell re

 

     

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPraktikë 4-mujore e paguar për blegtorët e së ardhmes
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/12/2023