Ballina Bota

TALIN – Estonia përforcon kufirin me Rusinë

TALIN, 13 dhjetor /ATSH – DPA/ – Estonia ka përforcuar zyrtarisht një seksion prej 39,5 kilometrash përgjatë kufirit lindor të vendit me Rusinë, një vit përpara përfundimit të tij të planifikuar, njoftuan policia dhe patrulla kufitare.

Së bashku me pjesën e përfunduar në verën e vitit 2022, tani janë përforcuar 63 kilometra, pothuajse gjysma e 135 kilometrave të kufirit me Rusinë.

Shefi i Patrullës Kufitare, Egert Belitshev tha se ”përforcimet kufitare ishin të rëndësishme për të garantuar sigurinë e brendshme dhe sigurinë kombëtare të Estonisë”.

Disa vite më parë Estonia filloi të mbronte kufirin e saj me Rusinë.

Kufiri estonezo-rus është i gjatë 338 kilometra, por pjesa më e madhe e tij kalon përmes qendrës së liqenit Peipus./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OBSH kërkon rritjen e taksave për pijet alkoolike dhe me sheqer
Artikulli tjetërShefi i Komisariatit Kolonjë nderohet me 2 çmime për kontributin në promovimin e Shqipërisë