Ballina Aktualitet

Miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u mblodh sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Këshilli shqyrtoi Projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit, nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”, propozim i dy deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, konkretisht: Blerina Gjylameti dhe Toni Gogu.

Toni Gogu gjatë fjalës së tij nënvizoi se, ndryshimet e propozuara kanë si qëllim forcimin e masave disiplinore për të parandaluar aktet e dhunës në parlament, pasi prej më shumë se dy muajsh deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin normal të veprimtarisë parlamentare duke cenuar rregullin e zhvillimit të seancave plenare dhe të komisioneve parlamentare.

Pas diskutimeve, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektvendimin në fjalë, me ndryshimet e propozuara gjatë mbledhjes.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Wanderlust in Albania”, mbi 30 fitues në konkursin ndërkombëtar të fotografisë për Shqipërinë turistike
Artikulli tjetërBasha, mesazh demokratëve: PD, familja juaj