Ballina Flash

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2023

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri të vendit deri në mesditë.

Prej orëve të mesditës, parashikohet që reshjet e herëpasherëshme me intensitet të ulët të prekin pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët do lokalizohen në veri të vendit. Reshje bore me intensitet të ulët parashikohet në lartësinë mbi 1000 metra në verilindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtesi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/12 Re shi diell
Kukës 3/9 Re shi diell
Lezhë 8/13 Re shi diell
Dibër 3/6 Re shi diell
Durrës 6/14 Re shi diell
Tiranë 6/14 Re diell shi
Elbasan 5/13 Re diell shi
Berat 6/15 Re diell shi
Vlorë 3/15 Re diell
Korçë 1/9  Re diell
Gjirokastër 3/9 Re diell
Sarandë 11/17 Re diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Putin: Rusia zgjeron flotën e saj të nëndetëseve bërthamore
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/12/2023