Ballina Aktualitet

Dita e Rinisë, Wisner: Rrjet rinor për adresimin e çështjeve lokale

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Në nder të Ditës Kombëtare të Rinisë, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Chad Twitty iu bashkuan të rinjve shqiptarë nga i gjithë vendi, pjesëmarrës në programin e ambasadës Youth Lead 2.

Në njoftimin e saj në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë bën të ditur se “Youth Lead bën bashkë të rinj nga qytetet që shëtiti turi ynë me autobusin e Këndit Amerikan Lëvizës për të krijuar rrjetin e tyre dhe për të adresuar çështje të komunitetit local”.

Sipas njoftimit, “gjatë diskutimit në Durrës, i Ngarkuari me Punë Wisner dëgjoi për përvojat e tyre, teksa të rinjtë i treguan planet për të ardhmen, si dhe projektet e tyre në komunitet. Zoti Wisner theksoi rëndësinë e një rinie të angazhuar për të ardhmen e Shqipërisë dhe nënvizoi ndikimin e rëndësishëm që të rinjtë kanë në një vend, ashtu siç bota e pa në 8 dhjetor 1990”, njofton Ambasada e SHBA.

“Ai nxiti të rinjtë të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të krijuar rrjete aktive rinore në mbarë Shqipërinë që adresojnë çështje lokale dhe përmirësojnë komunitetet e tyre”, përfundon njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHovenier takon ambasadorin Malaj: Mezi presim të punojmë së bashku për Kosovën
Artikulli tjetërHAGË – Europol: Kërcënimi terrorist në Evropë është rritur që nga sulmi i Hamasit