Ballina Flash

Efektivët e FA-së i bashkohen nismës së dhurimit të gjakut

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Efektivë të Forcave të Armatosura i janë bashkuar iniciativës për dhurim vullnetar gjaku.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila theksoi se nga dhurimi i gjakut të gjithë fitojnë.

“Dhurimi i gjakut është një kontribut human dhe i çmuar që u dhuron jetë njerëzve në nevojë, talasemikëve, të aksidentuarve apo pacientëve që kalojnë ndërhyrje kirurgjikale”, tha Koçiu.

Fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve.

Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Rënie ndjeshme e hyrjeve të paautorizuara nga migrantët
Artikulli tjetërTIA, rritje me 133.7 % të pasagjerëve gjatë tetorit