TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në Qafë Thore kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje dhe rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apeloi ARRSH.
/r.e/























