Ballina Aktualitet

Nikolla, mesazh urimi në Ditën e Bashkimit të Rumanisë

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot zyrtarët e lartë  rumunë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Rumanisë.

“Me rastin e Ditës së Madhe të Bashkimit të Rumanisë, i dërgoj urimet e mia të përzemërta Presidentit të Përkohshëm të Dhomës së Deputetëve, Alfred-Robert Simonis, dhe Presidentit të Senatit, Nicolae Ciuca, të gjithë anëtarëve të Dhomës e Senatit dhe popullit të Rumanisë”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj.

Kryetarja e Kuvendit vlerëson se Rumania është një vend mik i Shqipërisë, një partner në NATO dhe të gjithë shqiptarët janë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGeorge në Shëngjin, takon afganët në pritje të zhvendosjes drejt SHBA-së
Artikulli tjetërMargariti: Përfundon restaurimi i kishës së Shën Mërisë në fshatin Lubonjë