Ballina Bota

KIEV – Helmohet gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake

KIEV, 28 nëntor /ATSH-ANSA/ – Arianna Budanova, gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, është helmuar, shkruajnë mediat ukrainase, duke cituar burime nga ministria e Mbrojtjes e Kievit.

Gruaja u diagnostikua me helmim nga metalet e rënda.

“Këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme. Prania e tyre mund të tregojë një përpjekje të qëllimshme për të helmuar një person specifik”, thanë disa burime.

Marianna Budanova ndodhet në spital në gjendje të mirë shkruajnë burimet. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonjufca: 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz
Artikulli tjetërARRSH: Prezencë e shtuar e dëborës në rrugën Bogë-Theth