Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2023

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i i vranët në të gjithë territorin e intervale të shkurtra me diell.

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në periudha të shkurtra kohore reshjet do të jenë  me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore priten reshje dëbore.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet problematike deri në 24m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/12 Re shi
Kukës 2/6 Re shi borë
Lezhë 8/14 Re shi
Dibër 3/10 Re shi borë
Durrës 10/14 Re shi
Tiranë 1/13 Re shi
Elbasan 9/11 Re shi
Berat 8/14 Re shi
Vlorë 5/15 Re shi
Korçë -1/12 Re shi borë
Gjirokastër 7/13 Re shi
Sarandë 4/15 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Sunak anulon takimin me Mitsotakisin për debatin lidhur me skulpturat e Partenonit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/11/2023