Ballina Flash

Qendër e re multifunksionale në Fushë-Arrëz

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Të rinjtë në Fushë-Arrëz kanë tashmë një qendër të re shumëfunksionale.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur sot se, në këtë qendër do të ofrohen gjithashtu edhe shërbime sociale për grupet e margjinalizuara.

Rikonstruksioni i Qendrës u krye nga bashkia Fushë-Arrëz si pjesë e projektit “Njësia e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve”, financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet skemës së granteve të EU4Municipalities.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonkursi i fotografive dhe video-reels, dedikuar bukurive të Shqipërisë
Artikulli tjetërBegaj pret ambasadorin e Katarit: Rikonfirmuam bashkëpunimin e ngushtë