MYNIH, 15 tetor /ATSH-DPA/ – E gjithë vëmendja është përqëndruar te ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, menjëherë pasi partia e tij CSU humbi maxhorancën parlamentare në shtetin e Bavarisë, tha sot media gjermane.
Roli i Seehofer në politikën kombëtare, interpretohet si një nga motivet kryesore që homologu bavarez i CDU konservatore të kancelares Angela Merkel, u rrëzua me më shumë se 10 pikë përqindje, në 37,2 % në votimet e djeshme.
Lars Klingbeil, një anëtar i lartë i SPD-së, qendër e majtë, që arriti rezultatin më të keq ndonjëherë në Bavari, tha sot se Seehofer ishte fajtor për këto tronditje politike pasi shpeshherë kishte sjellë një klimë tensioni në koalicion.
Seehofer provokoi rrëzimin e koalicionin me Merkelin duke insistuar në largimin e azilkërkuesve në kufirin jugor të Gjermanisë, ku qeveria ishte bllokuar për javë të tëra.
Partia CSU do të fillojë diskutimet të hënën në një koalicion për herë të dytë në historinë e saj të gjatë 10-vjeçare.
Partnerët e saj të preferuar të koalicionit janë Votuesit e Lirë të Bavarisë, një parti konservatore aktive vetëm në Gjermaninë Jugore e cila në zgjedhjet e fundit mori 11,6 % të votave./ /os/ a.jor.























