Balla, thirrje Bashës: Mos e turpëro vendin në Parlamentin Europian!

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ -Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje sot kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të tërheqë urdhrin që u ka dhënë deputetëve të tij në delegacionin e Shqipërisë për rrëmujë sot në Parlamentin Europian.

“Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë”, thekson Balla.

Balla e fton Bashën që të presin të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë.

“Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë!”, shprehet Taulant Balla.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.