Ballina Flash

Parashikimi i motit, 19 nëntor 2023

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e siel  vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje intensive dhe shpejtësi mesatare 5-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet problematike deri në forcën e Tufanit 18-28m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/12 Diell
Kukës -3/7 Diell
Lezhë 7/12 Diell
Dibër -1/6 Diell
Durrës 7/12 Diell
Tiranë 6/12 Diell
Elbasan 5/12 Diell
Berat 7/13 Diell
Vlorë 8/11 Diell
Korçë -3/7 Diell
Gjirokastër 6/10 Diell
Sarandë 6/11 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakWisner takim me Alumni nga rajoni: Kontribuoni për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/11/2023