Ballina Flash

Veliaj: Nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.

Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

“Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KfW-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve. Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat. Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, tha Veliaj.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja me homologun italian: Avancim i marrëveshjeve në fushën e sundimit të ligjit
Artikulli tjetërBRUKSEL – Pistorius: BE-ja nuk do ta arrijë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha