Ballina Bota

FRANCË – Macron: Nuk ka tolerancë për antisemitizmin

PARIS, 12 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një Francë në të cilën bashkatdhetarët tanë hebrenj kanë frikë nuk është Franca, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron në një postim në X, dikur Twitter.

“Një Francë, në të cilën francezët kanë frikë për shkak të fesë ose origjinës së tyre, nuk është Francë”, tha ai.

“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për “të patolerueshmen”, tha presidenti francez Macron në një mesazh në ditën e marshimit të madh qytetar kundër antisemitizmit.

Mbi njëqind mijë persona marshuan sot në Paris në ‘marshimin e madh kundër antisemitizmit’, në prani të kryeministres, Elisabeth Borne dhe një pjese të madhe të klasës politike franceze, duke përfshirë partinë e Marine Le Penit.

Demonstrata të ngjashme kundër antisemitizmit u organizuan në mbi 70 qytete të Francës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Netanyahu: Nuk përjashtohet një marrëveshje për lirimin e pengjeve
Artikulli tjetërHasani: Shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës