Ballina Ekonomi

Rama: Ndriçimi i ri në Shkodër, dëshmi që bashkia është në detyrë

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Disa prej rrugëve të qytetit të Shkodrës i është shtuar ndriçimi LED, duke ofruar një pamje tjetër.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një pjesë e ndriçimit të ri në qytetin verior.

“Disa pamje nga ndriçimi i ri në Shkodër, si një prej dëshmive domethënëse ku bashkia është tashmë në detyrë çdo ditë me punë konkrete dhe përgjegjësi të ndërmarra në favor e shërbim të qytetarëve. Shkodra vetëm përpara”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Bashkia e Shkodrës po vijon punën për ndriçimin e rrugëve me teknologjinë LED, ndërkohë që është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër.

Rreth 50 milionë lekë të rinj është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA: Izraeli ka rënë dakord për një pushim 4-orësh në veri të Gazës
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE bën thirrje për zbatim më të rreptë të sanksioneve ndaj Rusisë