Ballina Bota

BRUKSEL – BE publikon progres-raportin për Shqipërinë

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ – Komisioni Evropian miratoi sot Paketën e Zgjerimit për vitin 2023, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit të bërë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe për herë të parë edhe nga Ukraina.

Në veçanti, raporti fokusohet në progresin e zbatimit të reformave themelore, si dhe në dhënien e udhëzimeve të qarta për prioritetet e reformës në vazhdim.

Anëtarësimi është dhe do të mbetet një proces i bazuar në merita, plotësisht i varur nga progresi objektiv i arritur nga secili vend.

Progres-raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë

Shqipëria ka vazhduar të demonstrojë vendosmërinë e saj për të zbatuar reformat e BE-së dhe dhe po bën progres në reformat në kuadër të “Kapitujve Themelorë”.

Përafrimi i vazhdueshëm i plotë me Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së ishte gjithashtu një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike të vendit për anëtarësim në BE.

Gjithashtu, nevojiten përpjekje të mëtejshme për lirinë e shprehjes, çështjet e pakicave dhe të drejtat pronësore, si dhe në fusha kyçe të ligjit të së drejtës, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i shqyrtimit të acquis të BE-së ka përparuar pa probleme dhe autoritetet kanë treguar një nivel të lartë angazhimi.

Komisioni i paraqiti Këshillit raportet e shqyrtimit mbi “Kapitujt Themelorë” për Shqipërinë në korrik dhe pret dhe pret një vazhdim të shpejtë.

Ai synon të hapë negociatat e anëtarësimit për grupin 1 (Të Drejtat Themelore) deri në fund të vitit.

//a.i/

​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: 24 orë rezultative për Policinë e Shtetit në të gjithë vendin kundër krimit dhe paligjshmërive
Artikulli tjetërTOKIO – Blinken parashtron kushtet e SHBA-së për paqen në Gaza