Ballina Aktualitet

Operacioni “Tempulli”, Balla: 440 të arrestuar dhe proceduar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, foto: Florian Abazaj

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për rezultatet e arritura nga Operacioni Kombëtar i Policisë së Shtetit “Tempulli”.

Balla u shpreh se, ky operacion shënon deri më tani 440 të arrestuar/të proceduar.

Ministri i Brendshëm nënvizoi se, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” janë goditur 3 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në Vlorë dhe në Kukës, si dhe është kapur dhe ndaluar në Tiranë, një shtetas i dënuar me burgim, për krime në fushën e narkotikëve.

Për këto 3 raste, Policia sekuestroi mbi 500 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, mjete për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, theksoi Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarri tek ish-Kombinati Metalurgjik, Prokuroria Elbasan nis hetimet
Artikulli tjetërBasha: Vetingu i politikanëve, mundësi për të pastruar politikën