Ballina Bota

SOFJE – Tagarev dhe Hoxha diskutojnë bashkëpunimin rajonal

SOFJE, 3 nëntor /ATSH-BTA/- Ministri bullgar i Mbrojtjes Todor Tagarev zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shqipërisë në Bullgari, Donika Hoxha.

Palët diskutuan projektet rajonale, përfundimin e Korridorit VIII, rritjen e buxhetit të mbrojtjes, sfidat që lidhen me luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme, ndër të tjera.

Tagarev dhe Hoxha diskutuan gjithashtu mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar bashkëpunimin dypalësh në mbrojtje.

Gjatë takimit, Tagarev shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Shqipërisë në grupin e betejës shumëkombëshe të NATO-s. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Mattia, 5-vjeçari me origjinë shqiptare nderohet me çmimin “Lexuesi i Vitit”
Artikulli tjetërKlosi prezanton shtatë shtyllat e platformës së PS-së