Ballina Aktualitet

Salianji, tymuese në sallën e Kuvendit

Salianji me tymuese në Kuvend, foto: Florian Abazaj

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Ndërsa vijonte seanca plenare e Kuvendit dhe po votohej për projektligjet e rendit të ditës, deputeti demokrat Ervin Salianji bllokoi foltoren e Kuvendit dhe mori fjalën në shenjë proteste. Nga pamjet e publikuara nga deputetët e opozitës të pranishëm në sallën e seancave plenare të Kuvendit, duket se Salianji hedh edhe një tymuese në sallë.

Deputetët e opozitës u përpoqën sot të bllokojnë punime e seancës plenare të Kuvendit, duke përmbysur karriket dhe duke bllokuar foltoren. Ata thonë se nuk tërhiqen nga bllokimi i punimeve të Kuvendit derisa t’u zbatohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore. Po ashtu, deputetët e Rithemelimit dhe një pjesë e deputetëve të tjerë demokratë thonë se nuk mund të vendosë mazhoranca se kush e drejton grupin parlamentar të kësaj partie.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe: Dhuna në Kuvend, për shkak të halleve të Berishës me drejtësinë
Artikulli tjetërPeleshi: Policia Ushtarake, shoqërim misioneve ndërkombëtare në territorin shqiptar