TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.80 lekë dhe këmbehet me 100.12 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.10 lekë dhe këmbehet me 105.81 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 111.75 lekë, ose 0.54 lekë më shumë se ditën e martë.
Ndërsa paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti në kuotën 121.32 lekë, duke shënuar një rënie me 0.25 lekë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 100.12 | +0.80 | |
| Euro | EUR | 105.81 | +0.10 | |
| Poundi Britanik | GBP | 121.32 | -0.25 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 111.75 | +0.54 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 66.78 | +0.42 | |
| Dollari Australian | AUD | 63.42 | +0.26 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 72.68 | +0.13 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.96 | -0.07 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.93 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 14.18 | +0.02 | |
| SDR | SDR | 131.56 | +1.20 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 197253.71 | +2,144.40 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2277.44 | +9.07 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.68 | +0.09 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.67 | +0.10 | |
| Lira Turke | TRY | 3.58 | +0.04 | |
/r.e/





















