Ballina Bota

MADRID – Dhjetëra migrantë shpëtohen në Mesdhe

MADRID, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Shërbimet spanjolle të shpëtimit në det njoftuan të premten shpëtimin e 35 migrantëve nga Afrika Subsahariane në Mesdheun Perëndimor, ndërkohë që kanë gjetur edhe tri trupa të pajetë në anijen që ishte shumë pranë fundosjes.

”Forcat e shpëtimit ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e 18 migrantëve të tjerë, të cilët ndodheshin bord sipas bashkudhëtarëve në anije. Varka ishte nisur nga Nador, nga Maroku Verior, në drejtim të Spanjës me rreth 56 persona në bord”, tha për median një zëdhënëse për shërbimet e shpëtimit në det.

”Anija në fundosje e sipër u pikas nga një avion i shpëtimit në detin Alboran, pjesa më perëndimore e Mesdheut dhe migrantët e shpëtuar po transportohen drejt portit spanjoll të Almerias”, tha zëdhënësja. / /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntegrimi në BE, Norvegjia 1.5 milionë euro grante për Shqipërinë e Kosovën
Artikulli tjetërSHBA – FB heq qindra faqe për frenimin e manipulimeve në zgjedhjet e mesmandatit