MOSKË, 23 tetor /ATSH/ – Kanali i telegramit “General Svr” që i atribuohet ish-gjeneralëve rusë të shërbimit të huaj sekret pretendon se Putin ka pësuar një arrest kardiak mbrëmë pak minuta pas orës 21:00 (me orën lokale), në rezidencën e tij private, sipas ilmessaggero.it.
Lajmi i raportuar nga gazeta britanike ”Daily Express”, flet se rreth darkës dy agjentë të sigurisë nxituan menjëherë pasi dëgjuan një zhurmë që vinte nga dhoma e gjumit.
Ata e gjetën Putinin “të rrëzuar në dysheme” dhe menjëherë thirrën për ndihmë të pranishmit në rezidencë.
”Mjekët më pas e ngritën Putinin në këmbë, pasi kishin diagnostikuar një arrest kardiak”, shkruhet në postimin e rifreskuar nga tabloidi.
Presidenti do të shtrohej më vonë në dhomat e rezidencës të pajisura për urgjenca mjekësore dhe kujdes intensiv./ /os/












