Ballina Flash

Parashikimi i motit, 16 tetor 2023

TIRANË, 16 tetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24 orëshit i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut.

Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut kryesisht në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/25 Re shi diell
Kukës 6/19 Re shi diell
Lezhë 15/25 Re shi diell
Dibër 7/20 Re shi diell
Durrës 18/26 Re shi diell
Tiranë 18/25 Re shi diell
Elbasan 17/26 Re shi diell
Berat 14/26 Re shi diell
Vlorë 17/25 Re shi diell
Korcë 6/20 Re shi diell
Gjirokastër 11/26 Re shi diell
Sarandë 17/24 Re shi diell

 

 

        

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcesi i Berlinit, Rama: Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/10/2023