Ballina Bota

LETËRSI – Vdes poetja nobeliste Louise Gluck

NJU JORK, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Poetja amerikane dhe fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë, Louise Gluck vdiq, tha sot kreu i shtëpisë botuese ”Farrar, Straus and Giroux”.

Ajo ishte 80 vjeçe.

Një poete dhe eseiste, Gluck u nderua me çmimin në vitin 2020 për punën e saj dhe, sipas jurisë, ”për shkak të zërit të saj të pagabueshëm poetik, që me bukurinë e bën ekzistencën individuale universale”.

Gluck ka fituar gjithashtu çmimin ”Pulitzer”, Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane, Çmimin Kombëtar të Librit, Çmimin Kombëtar të Kritikëve të Librit dhe çmimin ”Bollingen”.

Ajo u lind në Nju Jork në vitin 1943 dhe vdiq në Kembrixh./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA: Aktori RJ Mitte, workshop me studentët në Universitetin e Arteve në Tiranë
Artikulli tjetërJole: Vepra letrare e Dritëro Agollit na bën të ndihemi dinjitozë përballë botës