TIRANËS, 12 Tetor/ ATSH/ Federata Europiane e Futbollit ka vlerësuar golin e Jasir Asanit, i cili ngriti peshë “Air Albanian”, në minutën e 24′ me një “perlë” nga jashtë zone.
UEFA ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video nga momenti i festimit të golit dhe shkruan se Asani “shënon vetëm golazos”.
Pjesa e parë mes “Shqipërisë” dhe “Çekisë” u mbyll 1 me 0 për kuqezinjtë.
EURO 2024, Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Çekisë, pas pjesës së parë























