TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dënoi sot sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit.
“Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira”, u shpreh Nikolla.
“Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael”, theksoi kryeparlamentarja.
“Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes.”, shkroi Nikolla në reagimin e saj.
Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve masive sot në mëngjes ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës.
Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael. Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën.












