Ballina Flash

“Tempulli”, Balla: Policia, pranë çdo shkolle dhe në komunitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, foto: Florian Abazaj

TIRANE, 7 tetor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndeti sot vijimin e megaoperacionit “Tempulli” nga policia e Matit për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në komunitet Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Operacioni Tempulli ka vijuar në Fier dhe Mat”, tha Balla.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim zbatimin e Paketës së Sigurisë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.

Megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, si dhe zbatimi i masave të parashikuara në Paketën për Sigurinë në shkolla ka vijuar edhe në Fier ku u godit një tjetër rast i shitjes në afërsi të shkollave, i lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Goriçan: Fermerët anembanë vendit meritojnë më shumë
Artikulli tjetër“Gjiro Open Air”, Rama: Vitin e ardhshëm Kampionati Europian i sporteve të ajrit në Gjirokastër