Ballina Bota

AUSTRI – Ekspertët: PBB-ja pritet të tkurret në 2023

VJENË, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Ekonomistët austriakë presin një rënie të prodhimit ekonomik në vitin 2023 përpara një rritjeje vitin e ardhshëm.

Instituti Austriak i Kërkimeve Ekonomike (WIFO) rishikoi shifrat e tij dhe vlerësoi se produkti i brendshëm bruto (PBB) do të tkurret me 0,8% në 2023, ndërsa Instituti për Studime të Avancuara (IHS) parashikoi një rënie prej 0,4%.

Të dy institutet kishin parashikuar më herët, respektivisht rritje prej 0,3% dhe 0,5%.

“Rënia ekonomike është ndikuar nga çmimet vazhdueshme të larta të energjisë, normat e larta të interesit dhe konkurrenca ndërkombëtare në rënie”, tha drejtori i WIFO, Gabriel Felbermayr.

Të dy institutet presin rritje prej 1,2% dhe 0,9% për vitin 2024, pas uljes së parashikuar të çmimit të energjisë, rritjes së të ardhurave reale dhe përmirësimit të kushteve ekonomike globale.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Future Leaders in Football”, Duka në ceremoninë përmbyllëse të programit: Besoj te lidershipi i vajzave
Artikulli tjetërKOMENT – BE shpreh mbështetje për Izraelin, pas sulmeve të Hamasit